Kremlini: Rusia do të vazhdojë me sulmet sistematike ndaj Ukrainës
- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha sot se Rusia, pas sulmeve ukrainase ndaj një terminali nafte dhe një baze detare në Shën Petersburg, do të vazhdojë me sulmet e saj sistematike ndaj Ukrainës.
Moskë, 3 qershor 2026 (MIA) – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha sot se Rusia, pas sulmeve ukrainase ndaj një terminali nafte dhe një baze detare në Shën Petersburg, do të vazhdojë me sulmet e saj sistematike ndaj Ukrainës.
"Sa i përket përgjigjes specifike ndaj sulmeve: informacioni për këtë është prerogativë e autoriteteve rajonale dhe Ministrisë sonë të Mbrojtjes. Por, në përgjithësi, mund të them se operacioni special ushtarak vazhdon, pikërisht për të parandaluar sulme të tilla", tha Peskov.
Më parë, Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski konfirmoi se ushtria ukrainase ka shkatërruar një terminal nafte në Shën Petersburg, si dhe një fabrikë armësh në rajonin e Tambovit.
Terminali i goditur i naftës në Shën Petersburg është 1,100 kilometra larg kufirit ukrainas. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s