Kremlini: Putini pranoi takim me Trampin
- – Rusia dhe SHBA-ja u pajtuan për takim ndërmjet Vladimir Putinit dhe Donald Trampit në ditët në vijim, deklaroi këshilltari i presidentit rus Jurij Ushakov, sipas mediave ruse.
- Post By Fitore Curri
- 10:52, 7 gusht, 2025
Moskë, 7 gusht 2025 (MIA) – Rusia dhe SHBA-ja u pajtuan për takim ndërmjet Vladimir Putinit dhe Donald Trampit në ditët në vijim, deklaroi këshilltari i presidentit rus Jurij Ushakov, sipas mediave ruse.
“Në propozim të palës amerikane, në parim është arritur marrëveshje për mbajtjen e takimit dypalësh në nivel më të lartë në ditët në vijim, më saktë takim ndërmjet presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Tramp”, tha Ushakov.
Lokacioni i takimit është dakorduar dhe do të publikohet më vonë, sqaroi këshilltari presidencial.
Dy burime dje për “Nju jork – tajms” deklaruan se Trampi ka për qëllim të takohet personalisht me Putinin javën e ardhshme, ndërsa pastaj të organizojë takim trepalësh me presidentin ukrainas Volodomir Zelenski.
Trampi, sipas burimeve të njëjta, ka folur për këtë qëllim gjatë kohës së bisedës së djeshme telefonike me liderët evropianë. Në takimet do të marrin pjesë vetëm ai, Putini dhe Zelenski – pa pjesëmarrjen e liderëve evropianë.
Liderët evropianë, të cilët me muaj të tërë po bëjnë përpjekje që t’i koordinojnë përpjekjet për ndërprerje të luftës në Ukrainë dhe ta mbështesin Kievin, “duket se e pranuan atë që e tha Trampi”, tha një nga pjesëmarrësit në thirrje.
Trampi ju tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ka “mundësi shumë të mira” për takim. “Ekzistojnë gjasa të mëdha që takimi të mbahet shumë shpejt”, theksoi ai, edhe pse e pranoi se paraprakisht ishte dëshpëruar nga zhvillimi i ngjarjeve.
Kur ishte pyetur nëse Putini ka bërë çfarëdo lloj lëshimesh që ta shkaktojë këtë zhvillim të ngjarjeve, Trampi nuk zbuloi shumë. “Punojmë në këtë një kohë të gjatë. Mijëra të rinj po vdesin, kryesisht ushtarë, por gjithashtu, e dini, raketa bien ndaj Kievit dhe vende të tjera”, tha ai. fc/
Foto: EPA