• e shtunë, 31 gusht 2024

Kremlin: Putini nuk ka bërë marrëveshje me Durovin

Kremlin: Putini nuk ka bërë marrëveshje me Durovin

Moskë, 30 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin nuk ka lidhur asnjë marrëveshje me themeluesin e Telegramit, Pavel Durov, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. 

Ai shtoi se me sa ai di, Putini asnjëherë nuk është takuar me Durovin. 

Durovi nuk ka udhëhequr kurrëfarë negociata me Kremlinin, theksoi Peskov, duke komentuar raportet e mediave të cilat i potencojnë udhëtimet e shpeshta të themeluesit të Telegramit në Rusi pas vitit 2014 dhe faktit se zhbllokimi i Telegramit nga ana e rregullatorit të telekomunikimit "Roskomnadzor" u përputh me praninë e Durovit në Sankt Peterburg. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR