Kremilini: BE-ja është e fiksuar me idenë për militarizim
- Kremlini sot dënoi "militarizimin" e Bashkimit Evropian, një ditë pasi Franca testoi një raketë të re ndërkontinentale të aftë të mbajë një kokë bërthamore - një provë në të cilën mori pjesë presidenti francez Emanuel Makron.
- Post By Ramize Qamili
- 16:15, 7 tetor, 2026
Moskë, 7 tetor 2026 (MIA) - Kremlini sot dënoi "militarizimin" e Bashkimit Evropian, një ditë pasi Franca testoi një raketë të re ndërkontinentale të aftë të mbajë një kokë bërthamore - një provë në të cilën mori pjesë presidenti francez Emanuel Makron.
Presidenti francez Emanuel Makron dje ishte personalisht dëshmitar i provës së parë të një rakete balistike strategjike me kapacitet bërthamor, të lëshuar nga një nëndetëse, të mërkurën. Testi ndodhi mes tensioneve të larta në Evropë, ku disa vende kanë akuzuar Moskën për një seri sulmesh hibride.
Peskov theksoi se BE-ja po ndërton identitetin e saj në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë duke u mbështetur në kundërshtimin e Rusisë, duke e etiketuar një politikë të tillë si një "qorr sokak".
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes bisedimeve, jo përmes demonstrimit të forcës ushtarake.
Javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin përsëriti se vendi i tij “nuk ka ndërmend të sulmojë askënd”. Megjithatë, ai paralajmëroi se në rast të një sulmi ndaj territorit rus nga shtetet anëtare të NATO-s, Rusia do të mbrohet me “të gjitha llojet e armëve” në dispozicion.
Foto: arkivi