• e mërkurë, 10 qershor 2026

Koshta me porosi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut: Vendi i juaj është kandidat për anëtarësim në BE për shumë vite - koha të bëjmë një hapë përpara

Koshta me porosi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut: Vendi i juaj është kandidat për anëtarësim në BE për shumë vite - koha të bëjmë një hapë përpara

Shkup, 9 maj 2026 (MIA) - Kryetari i Këshillit të BE-së, Antonio Koshta sot përmes një video porosie, ua uroi Ditën e Evropës qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke njoftuar se ardhmëria e vendit është në Bashkimin Evropian.

"Të respektuar qytetarë të Maqedonisë së Veriut, sot ju drejtohem si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Në Ditën e Evropës, ne festojmë përpjekjen tonë të përbashkët evropiane - momentin kur vendet themeluese zgjodhën unitetin në vend të ndarjes dhe bashkëpunimin në vend të konfliktit. Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme të bazuar në paqe, liri dhe prosperitet mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore", thotë Koshta në mesazhin.

Ai shpreh bindjen e tij se e ardhmja e vendit është në BE.

"Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhen përpjekje të mëdha për ta bërë këtë vizion realitet. Vendi juaj ka qenë kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian për shumë vite. Është koha të bëjmë një hap përpara. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Rroftë Evropa", thotë Koshta në video-fjalimin drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës së Evropës. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR