• e shtunë, 08 nëntor 2025

Konseisao nënshkroi me Al-Itihad

Konseisao nënshkroi me Al-Itihad

Xheda, 8 tetor 2025 (MIA) - Al-Itihad nënshkroi kontratë me trajnerin portugez Serhio Konseisao deri në qershor të vitit 2027, publikoi insajderi Fabricio Romajo në rrjetin social X.

Sipas Romanos, ekipi i trajnimit të portugezit 50-të vjeçar do t'i përfshijë Zhoao Kosta, Siramane Dembele, Fabio Moura, Diamantino Figeiredo, Vedran Runje dhe analistin Eduardo Konseisao.

Konseisao është pa klub që nga qershori i vitit 2025, pasi që e braktisi Milanin. Ai ka punuar edhe në Porto, Nant, Vitoria Gimaresh, Braga dhe Olhanense.

Më 28 shtator, Al-Itihad shpalli shlputje të bashkëpunimit të kontratës me francezin Loran Blan. Dy ditë më parë, ekipi ka pësuar humbje prej 2:0 nga Al-Nase në xhiron e katërt të Premier Ligës të Arabisë Saudite. Blan ishte në krye të Al-Itihad nga korriku i vitit 2024. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR