Konflikti mes Ronaldos dhe përzgjedhësit Zhesus është zgjidhur
- Sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo dhe përzgjedhësi Zhorzhe Zhesus e kanë zgjidhur kontestin mes tyre, njofton "A Bola".
- Post By Besnik Shuki
- 11:31, 30 shtator, 2026
Kopenhagë, 30 shtator 2026 (MIA) - Sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo dhe përzgjedhësi Zhorzhe Zhesus e kanë zgjidhur kontestin mes tyre, njofton "A Bola".
Sulmuesi 41-vjeçar dhe trajneri 72-vjeçar kanë biseduar për t'i zgjidhur dallimet që janë paraqitur pas ndeshjes në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve kundër Norvegjisë, e cila përfundoi me rezultatin 2:1 për portugezët. Në atë ndeshje, Ronaldo qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes, e pastaj nuk mori pjesë në stërvitjen e ekipit.
Pas ndeshjes kundër Norvegjisë, Ronaldo shkoi drejtpërdrejtë në dhomën e zhveshjes pa falënderuar tifozët, ndërsa dje punoi individualisht në palestër.
Edhe krahas faktit se situata u kthye në normalitet, udhëheqësia e federatës ndërmori masa shtesë. Kryetari i federatës, Pedro Proensa, shkoi në kampin stërvitor të ekipit kombëtar.
Ronaldo shënoi 146 gola në 234 ndeshje për ekipin kombëtar.
Ndeshja e ardhshme e Portugalisë do të jetë nesër në mbrëmje (1 tetor) në Kopenhagë kundër Danimarkës. Portugalia në këtë moment është e para në Grupin 4 të Divizionit A në Ligën e Kombeve, me gjashtë pikë pas dy xhirove. bsh/
Foto: EPA