• e shtunë, 15 nëntor 2025

Konfirmohet lista e kandidatëve, të cilët do të intervistohen për gjykatës në GJEDNJ në Strasburg

Konfirmohet lista e kandidatëve, të cilët do të intervistohen për gjykatës në GJEDNJ në Strasburg

Shkup, 8 tetor 2025 (MIA) - Komisioni për zgjedhje të kandidatit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjykatës të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, në përbërje të plotë në Gjykatën kushtetuese e ka mbajtur seancën e dytë.

Komisioni, me të cilin kryeson kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski ka kryer kontroll administrativ të aplikacioneve lidhur me kriteret për paraqitje dhe pas kontrollit, në bazë të gjendjes faktike e ka konfirmuar listën e aplikuesve, të cilët do të ftohen në intervistë.

Në listën e kandidatëve që do të ftohen për intervistë janë: Olja Ristova, Toni Menkinoski, Natasha Gaber, Jordan Apostollski, Aleksandar Dashtevski, Ali Aliu, Ilir Iseni, Jelena Ristiq, Sasho Georgievski, Natasha Boshkova dhe Ana Dangova Hug.

Deri te Komisioni kanë arritur aplikime nga 20 aplikantë: Velimir Dellovski, Sonja Petrusheva, Olja Ristova, Aleksandar Goxho, Toni Menkinoski, Valentin Pepeljugoski, Gjoko Zhivkovski, Andrej Dimovski, Natasha Gaber, Jordan Apostollski, Lidija Nedellkova, Aleksandar Dashtevski, Aliu Aliu, Natasha Boshkova, Edita Naskova, Aleksandar Llazov dhe Ana Dangova Hug.

Komisioni shpreh kënaqësinë për interesin e shprehur edhe për nga numri i aplikimeve, edhe për cilësinë e aplikantëve. Kandidatët të cilët do të zgjedhen do të intervistohen në Gjykatën Kushtetuese më 20 tetor 2025. Ata do të njoftohen për terminin e saktë të intervistës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR