Konferencë "Korrupsioni sistemik - kërcënimi më i madh i sigurisë"
- "Korrupsioni sistemik - kërcënimi më i madh i sigurisë: Qasja strategjike e sigurisë për zgjidhjen e sfidave të ndërlikuara", është tema e konferencës së 16-të ndërkombëtare shkencore që në organizim të Fakultetit për Siguri në Shkup, do të mbahet sot në Klubin e deputetëve.
- Post By Sara Ademi
- 08:42, 23 shtator, 2025
Shkup, 23 shtator 2025 (MIA) - "Korrupsioni sistemik - kërcënimi më i madh i sigurisë: Qasja strategjike e sigurisë për zgjidhjen e sfidave të ndërlikuara", është tema e konferencës së 16-të ndërkombëtare shkencore që në organizim të Fakultetit për Siguri në Shkup, do të mbahet sot në Klubin e deputetëve.
Në hapjen e konferencës janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, prof.dr. Igor Nedellkovski, rektor i Universitetit "Shën Kliment i Ohrit - Manastir dhe prof. dr. Jonçe Ivanovski, dekan i Fakultetit për Siguri-Shkup.
Fjalime do të mbajnë edhe ekspertët nga fusha: prof.dr Miodrag Laboviq (Fakulteti për Siguri-Shkup, prof.dr. Uglesha Zvekiq (Nisma globale ndaj krimit të organizuar transnacional) dhe prof.dr. Filip Ejdus (Fakulteti i Shkencave Politike-Beograd), njoftoi Fakulteti për Siguri-Shkup. sa/
foto: MIA arkivi