• e premte, 20 shtator 2024

Konferencë vjetore e Bursës së Maqedonisë

Konferencë vjetore e Bursës së Maqedonisë

Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) – Në Ohër sot dhe nesër do të mbahet Konferenca e 23-të Vjetore e Bursës së Maqedonisë.

Siç njoftuan nga Bursa e Maqedonisë, në Konferencën vjetore do të marrin pjesë përfaqësues të sektorit financiar, përfshirë banka, fonde investimi dhe pensionale, shoqata brokere, si dhe rregullatorë, akademikë, përfaqësues të mediave, etj. Do të ketë edhe pjesëmarrës nga jashtë, veçanërisht nga tregjet e kapitalit në rajonin e Evropës Juglindore. 

Fjalime hyrëse në konferencë do të kenë ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, kryetarja e Komisionit për Letra me Vlerë, Nora Aliti dhe drejtori kryesor dhe ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev.

Programi i këtij viti i konferencës përfshin shumë tema, si roli i investitorëve vendorë, ngjarjet rajonale në tregjet e kapitalit në Evropën Juglindore, trendet e ardhshme në tregjet globale, korniza ligjore për tregun e kapitalit të Maqedonisë, strategjitë për trashëgiminë familjare, kompanitë dhe bursa, si dhe nisma për mbështetje të barazisë gjinore. fc/

Fotografia: Bursa e Maqedonisë

QËNDRONI TË LIDHUR