• e mërkurë, 28 gusht 2024

Kolonët izraelitë kanë vrarë një dhe kanë plagosur tre palestinezë në Bethlehem

Kolonët izraelitë kanë vrarë një dhe kanë plagosur tre palestinezë në Bethlehem

Bethlehem, 27 gusht 2024 (MIA) - Kolonët izraelitë kanë vrarë një palestinez dhe kanë plagosur edhe tre të tjerë në Bethlehem në Bregun Perëndimor, ndërsa pesë të tjerë janë vrarë në sulmin izraelit mbi kampin e refugjatëve Nur Shams në afërsi të qytetit Tulkarm, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Ushtria izraelite është përgjigjur se aeroplanë të saj kanë sulmuar qendër operatoive të militantëve në kamp dhe se ushtarët i kanë bllokuar rutet dhe kanë kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor pas raporteve për pengmarrje.

Palestinezët rregullisht i akuzojnë forcat izraelite të sigurisë se qëndrojnë anash dhe lejojnë që grupe të kolonëve të dhunshëm t'i sulmojnë shtëpitë dhe fshatrat e tyre.

SHBA-ja dhe një numër i madh i vendeve kanë vendosur sanksione për kolonët e dhunshëm dhe vazhdimisht i bëjnë thirrje Izraelit që të bëjë më shumë që t'i parandalojë sulmet.

Përveç përshkallëzimit të sulmeve të kolonëve, përleshjet me ushtrinë izraelite në Bregun Perëndimor janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza vitin e kaluar, pasi forcat izraelite kanë shtuar operacionet kundër grupeve të armatosura militante, përfshirë Hamasin dhe Xhihadin Islamik i mbështetur nga Irani.

Nga ana tjetër, të dhënat zyrtare izraelite tregojnë se të paktën 30 izraelitë, civilë dhe ushtarë, janë vrarë nga palestinezët në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor gjatë së njëjtës periudhë. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR