Klekovski: Terapia për multiple sklerozë më afër pacientëve - model edhe për onkologjinë
- Pacientët me multimple sklerozë nuk do të duhet të udhëtojnë për ta marrë terapinë në Klinikën e Neurologjisë në Shkup. Terapinë ata do ta marrin më afër shtëpisë së tyre, gjegjësisht në Spitalin e Përgjithshëm "8 Shtatori", Spitalin Klinik Shtip dhe në Spitalin e Përgjithshëm për Ortopedi dhe Traumatologji "Shën Erazmo" në Ohër dhe pastaj edhe në institucionet tjera rajonale shëndetësore.
- Post By Melahat Baftija
- 15:42, 16 tetor, 2026
Shkup, 16 tetor 2026 (MIA) - Pacientët me multimple sklerozë nuk do të duhet të udhëtojnë për ta marrë terapinë në Klinikën e Neurologjisë në Shkup. Terapinë ata do ta marrin më afër shtëpisë së tyre, gjegjësisht në Spitalin e Përgjithshëm "8 Shtatori", Spitalin Klinik Shtip dhe në Spitalin e Përgjithshëm për Ortopedi dhe Traumatologji "Shën Erazmo" në Ohër dhe pastaj edhe në institucionet tjera rajonale shëndetësore.
Kjo është parashikuar me protokollin për decentralizim të terapisë, i cili sot në prani të ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski e nënshkruajn drejtorët e Klinikën Universitare për Neurologji, Spitali i përgjithshëm "8 Shtatori", Spitalin Klinik Shtip, Jovan Bozhinovski, Sinisha Stojakovski, Vlladko Zahariev, si dhe neuologia Irena Skenderoska Mitreska nga Spitali i Përgjithshëm për Ortopedi dhe Traumatologji "Shën Erazmo" në Ohër.
Pas nënshkrimit të protokollit në Ministrinë e Shëndetësisë, drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Bozhinovski, deklaroi se është miratuar një protokoll për decentralizimin e terapisë për multiple sklerozën, është miratuar një rregullore, kështu që decentralizimi do të bëhet në tre qendra. Deri më tani, theksoi ai, kjo ka ndodhur vetëm në Klinikën e Neurologjisë, ndërsa tani do të ketë tre qendra të reja - Spitali Klinik i Shtipit, Spitali i Përgjithshëm i Qytetit "8 Shtatori" dhe Spitali i Specializuar për Ortopedi dhe Traumatologji "Shën Erazmo" në Ohër. Sipas tij, decentralizimi i terapisë për multiple sklerozën është projekt historik.

Në këto dy vite, sqaroi Bozhinovski, numri i pacientëve që marrin terapi me efikasitet të lartë për multiple sklerozë është rritur dhe nga shifrat që i kam tashmë mbi 52 për qind pranojnë terapi ntë këtillë.
Potencoi se për momentin me këtë lloj të decentralizimit mbi 80 për qind e pacientëve do të kenë mundësi ta marrin terapinë në disa qendra rajonale dhe kjo do të jetë në bazë vullnetare, që do të thotë se ata papaprakisht do të nënshkruajnë pajtueshmëri me shkrim nëse duan ta marrin në qendrën përkatëse, ndërsa nëse nuk duan do të vazhdojnë ta marrin terapinë në Klinikën për Neurologji.
Ministri i Shëndetësisë, Klekovski theksoi se kjo është nismë e Shoqatës së pacientëve me multiple sklerozë.
"Disa nga këta pacientë nuk lëvizin lehtë dhe nuk është e lehtë për ta të vijnë për të marrë terapi mujore ose gjashtëmujore në Shkup. E mirëpres iniciativën. Për të shmangur çdo konfuzion, këto tre spitale "Shën Erazmo", SPQ "8 Shtatori" dhe Spitali Klinik i Shtipit tashmë i plotësojnë kërkesat, që do të thotë se kanë gjërat e nevojshme dhe tashmë kanë marrë pjesë në zbatimin e terapisë biologjike. Terapia me tableta është sigurisht më pak problem. Pra, ata tashmë kanë përvojë sepse studimet klinike me këto barna tashmë janë kryer atje. Mendoj se kapaciteti është i siguruar, ekziston një plan shpërndarjeje: kështu që pacientët e Shkupit do të shkojnë në SPQ "8 Shtatori", Maqedonia lindore do të shkojë në Shtip dhe rajoni i Pellagonisë dhe rajoni i Ohrit do të jenë në "Shën Erazmo", tha Klekovski.
Theksoi se ky është hapi i parë dhe sa më shumë spitale që do të kenë kushtet e plotësuara do të bashkëngjiten në shpërndarje, që të sigurohet mjekim më afër pacientëve.

Ai shtoi se dëshiron që shumë shpejt këtë model ta shohë në onkologji, sepse në bazë të gjitha përvojat flasin se ende mundet përmes këshillave digjitalë të kihet pasqyrë në regjistrimin e parë dhe vendoje, megjithatë tashmë kemi aktivitete në disa spitale që e sigurojnë atë terapi të aplikohet edhe jashtë Shkuzpit, ose në Shkup në spitale tjera.
Duke u përgjisjir në pyetje të gazetarëve për atë se prej kur do të fillojë dhënia e disperzuar e ilaçeve për të sëmurët me multiple sklerozë, Klekovski tha se janë të gatshëm menjëherë.
"Do të thotë me protokoll tashmë thash - tre spitalet të përfshira tashmë kanë kapacitete të dëshmuara, trajnime tashmë të kaluara për atë që do të aplikohet në kushte spitalore. Për formën e tabletave përmes barnatoreve të spitalit do të zhvillohet shpërndarja dhe gjithçka menjëherë është gati", shtoi Klekovski. mb/
Foto: MIA