Klekovski në Beograd: Bashkëpunim me institucionet referuese shëndetësore në Serbi dhe përforcim i kapaciteteve në vend
- Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, zhvilloi sot një vizitë pune në Beograd, ku u takua me ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Serbisë, Zllatibor Lonçar, dhe vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Serbisë (QKUS).
- Post By Melahat Baftija
- 16:36, 12 tetor, 2026
Shkup, 12 tetor 2026 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, zhvilloi sot vizitë pune në Beograd, ku u takua me ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Serbisë, Zllatibor Lonçar, dhe vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Serbisë (QKUS).
Klekovski falënderoi ministrin Lonçar për ndihmën që Serbia ofroi që nga orët e para pas tragjedisë në Koçani. Të dy ministrat, siç raportoi Ministria e Shëndetësisë, diskutuan trajtimin e mëtejshëm të të lënduarve nga Koçani në institucionet shëndetësore serbe, sipas iniciativës së mëparshme.
Fokusi i takimit ishte bashkëpunimi me institucionet referuese në Serbi për kujdes shëndetësor shumë të specializuar dhe forcimin e kapaciteteve në Maqedoni, përmes: referimit për trajtim dhe ndihmës shumë të specializuar për gjendje komplekse; mendimeve të dyta dhe konsultimeve të ekspertëve me ekipe të përbashkëta ekspertësh për raste komplekse; partneriteteve midis qendrave referuese në Serbi dhe klinikave në Maqedoni - trajnim praktik, qëndrime ekspertësh dhe mentorim të ekipeve klinike.
Ministrat diskutuan gjithashtu edhe pëër digjitalizimin dhe ndërveprimin e sistemeve të informacionit shëndetësor, me integrimin e të dhënave nga sektori publik dhe privat. Ata diskutuan gjithashtu për sistemin "Termini im" të përdorur nga Serbia, i cili u zhvillua në Maqedoni. mb/
Foto: Ministria e Shëndetësisë