• e enjte, 29 gusht 2024

Kirbi: SHBA-ja do ta mbrojë Izraelin në çdo sulm nga Irani

Kirbi: SHBA-ja do ta mbrojë Izraelin në çdo sulm nga Irani

 Uashington, 28 gusht 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për mbrojtjen e Izraelit në çdo sulm nga Irani, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Xhon Kirbi.

 Kirbi për Kanalin 12 të Izraelit tha se është e vështirë të parashikohet se cilat janë shanset  për një sulm iranian ndaj Izraelit, por se Shtëpia e Bardhë seriozisht po i merr paralajmërimet e Teheranit.

"Mesazhet tona për Iranin kanë qenë konsistente dhe do të mbeten të tilla. E para është të mos fillojë një përshkallëzim. E dyta është se SHBA-ja është e gatshme të mbrojnë Izraelin nëse kjo ndodh", tha Kirbi.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR