• e enjte, 17 korrik 2025

Kina dënon ashpër sulmin e SHBA-së ndaj Iranit dhe objekteve bërthamore nën mbikëqyrjen e ANEB-it

Kina dënon ashpër sulmin e SHBA-së ndaj Iranit dhe objekteve bërthamore nën mbikëqyrjen e ANEB-it

 Pekin, 22 qershor 2025 (MIA) - Kina dënoi ashpër sulmin e SHBA-së ndaj Iranit dhe objekteve bërthamore nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB), bëri të ditur sot Ministria kineze e Punëve të Jashtme.

 Ministria në kumtesë në faqen e saj të internetit thekson se ky hap përbën një shkelje serioze të Kartës së KB-së dhe përkeqëson më tej situatën në Lindjen e Mesme.

 Kina u bën thirrje palëve në konflikt, veçanërisht Izraelit, që të ndalojnë menjëherë sulmet dhe të fillojnë dialogun dhe negociatat, bëri të ditur Ministria kineze.

  Presidenti amerikan Donald Tramp, bëri të ditur se SHBA-ja mbrëmë ka goditur tre centrale për pasurim të uraniumit në Iran dhe se tre objekte ishin shkatërruar plotësisht. Sipas tij, ky kishte qenë një "sukses spektakolar ushtarak". Centralet bërthamore që u goditën nga bombarduesit amerikanë janë Fordo, Natanc dhe Isfahan.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR