• e shtunë, 14 qershor 2025

Kiev: Një person u vra në sulme ruse në verilindje të Ukrainës, në orët e para të armëpushimit

Kiev: Një person u vra në sulme ruse në verilindje të Ukrainës, në orët e para të armëpushimit

Kiev, 8 maj 2025 (MIA) – Një person u vra, ndërsa dy janë plagosur në sulme ruse në verilindje të Ukrainës, në orët e para të armëpushimit 72 orësh të cilin e shpalli presidenti rus Vladimir Putin, njoftuan autoritetet ukrainase. 

Prokuroria e zonës ukrainase Sumi njoftoi se forcat ruse hodhën bomba mbi lagjet e banuara në afërsi të kufirit rus-ukrainas. Ushtria ukrainase informon se të paktën një raketë e ka goditur rajonin Sumi sot herët në mëngjes.  

Moska njëanshëm shpalli armëpushim gjatë shënimit të 80-vjetorit të fitores ruse mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, festës më të madhe laike në Rusi, përderisa Kievi kërkon armëpushim afatgjat. 

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, të cilat gjatë javëve të kaluara ishin dukuri gati e përditshme në Ukrainë, nuk janë regjistruar prej orës 20:30 mbrëmë, njoftoi ushtria ukrainase. Megjithatë, sulmet ruse me intensitet më të vogël vazhduan në pjesë të tjera të Ukrainës, më të afërta me frontin, me çka ka viktima civile. 

Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski vlerësoi se shpallja ruse e armëpushimit është “manipulim”, veçanërisht në moment kur përpjekjet amerikane për arritjen e paqes nuk japin rezultate.  

SHBA-ja në mars propozoi armëpushim 30 ditësh në luftë, të cilin Ukraina e pranoi, por Kremlini mbeti në kushtet e tij për armëpushim. 

Autoritetet ruse njoftuan se mbrëmë në rajonet Belgorod, Lipeck, Orenburg, Rjazan dhe Tambov ishin dhënë alarme për rrezik nga dronët, por nuk janë regjistruar fluturake të rrëzuara ose të kapura pa pilot. Administrata ruse për aviacion civil shkurt vendosi kufizime për fluturime drejt dhe nga aeroporti në Nizhni Novgorod. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR