• e enjte, 15 tetor 2026

KF Vardari një ndeshje vendore pa publikë

KF Vardari një ndeshje vendore pa publikë

Shkup, 10 shtator 2026 (MIA) - Komisioni disiplinor i FFM-së shqyrtoi raportet dhe denoncimet nga ndeshjet e zhvilluara në LPF.

Për shkak të organizimit të dobët, trazirave dhe ndërprerjes së ndeshjes KF Vardar - KF Arsimi, KF Vardarit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 3.000 euro, si dhe me masën e ndalimit të pranisë së tifozëve në një ndeshje vendore. Ndeshjen e radhës në vend, Vardari e luan kundër Shkëndijës së Haraçinës në kuadër të xhiros së tetë.

Përveç këtij vendimi, Komisioni disiplinor mori edhe disa vendime për masa disiplinore ndaj futbollistëve, trajnerëve dhe personave zyrtarë. qa/

Foto: FFM

 

QËNDRONI TË LIDHUR