KE-ja ndan mbi një miliard euro shtesë për raketa dhe dronë për Ukrainën
- Komisioni Evropian sot bëri të ditur se po ndan edhe 1.24 miliardë euro nga huaja për Ukrainën, për t'i mundësuar vendit të blejë dronë, interceptorë dronësh dhe municione përkatëse, si dhe raketa të prodhuara në Ukrainë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:58, 7 tetor, 2026
Bruksel, 7 tetor 2026 (MIA) - Komisioni Evropian sot bëri të ditur se po ndan edhe 1.24 miliardë euro nga huaja për Ukrainën, për t'i mundësuar vendit të blejë dronë, interceptorë dronësh dhe municione përkatëse, si dhe raketa të prodhuara në Ukrainë.
Huaja, me shumë të përgjithshme prej 90 miliardë eurosh për këtë dhe vitin e ardhshëm, parashikon 60 miliardë euro për mbrojtje dhe 30 miliardë eurot e mbetura për mbështetje buxhetore.
Këtë vit, janë planifikuar pagesa prej 28.3 miliardë euro për industrinë e mbrojtjes së Ukrainës. Pagesa shtesë do të vazhdojnë në javët në vijim, theksohet në komunikatën e KE-së.
Komisioni shpjegon se BE-ja po e ndihmon Ukrainën të përmbushë nevojat urgjente në fushën e betejës. Që nga viti 2022, BE i ka siguruar Ukrainës një mbështetje të përgjithshme prej 228.7 miliardë euro, duke përfshirë 3.8 miliardë euro nga të ardhurat nga mjetet ruse të ngrira sipas sanksioneve evropiane, bëri të ditur KE-ja.
Foto: Arkivi i MIA-s