• e martë, 24 shtator 2024

KE propozon pothuajse 120 milionë euro për bujqit në BE viktima të fatkeqësive të motit

KE propozon pothuajse 120 milionë euro për bujqit në BE viktima të fatkeqësive të motit

Bruksel, 24 shtator 2024 (MIA) - Komisioni Evropian propozoi nga te ashtuquajturat rezerva bujqësore të BE-së të ndahen 119,7 milionë euro si mbështetje direkte për bujqit nga Bullgaria, Gjermani, Estonia, Italia dhe Rumani, të cilët u prekën nga ngjarje të jashtëzakonshme të pavaforshme klimatike gjatë pranvreës dhe fillimit të verës së këtij viti. 

Sipas propozimit të KE-së, në shenjë solidariteti, 10,9 milionë euro duhet t'i ndahen Bullgarisë, 46,5 milionë euro Gjermanisë, 3,3 milionë euro Estonisë, 37,4 milionë euro Italisë dhe 21,6 milionë euro Rumanisë, të destinuara për dëmshpërblimin e bujqive në këto vende të cilat pësuan dëme në prodhimin e tyre dhe të ardhurat e tyre si pasojë e fatkeqësive të motit. Këto shuma mund të plotësohen edhe me mjete nga buxhetet kombëtare në shumë deri 200 për qind.

Nëse propozimi i Komisionit Evropian miratohet nga vendet anëtare në takimin e Komitetit për organizimin e përbashkët të tregjeve bujqësore i planifikuar për 7 tetor, pesë vendet për të cilat është synuar kjo ndihmë do të duhet deri më 31 dhjetor të informojnë Brukselin për kriteret për ndarjen e saj individuale, për planin e pagesës së mjeteve, si dhe për sigurimin e mundshëm të mbështetjes shtesë për bujqit e dëmtuar.

Mjetet e ndihmës duhet t'u shpërndahen bujqive të prekur jo më vonë se data 30 prill 2025, me ç'rast duhet pasur kujdes që të mos shkaktohet cenim i parimeve të konkurrencës me kompensim të tepruar.

Komisioni paralajmëroi gjitashtu se shtesë do të vlerësojë pagesën e mundshme të ndihmës edhe për bujqit nga vendet e tjera anëtare të BE-së që u prekën nga kushtet ekstreme të motit në gjysmën e dytë të verës, si përmbytjet në Austri, Poloni dhe Republikën Çeke dhe nga thatësira në Portugali.

Sipas Politikës së përbashkët bujqësore të BE-së, për periudhën 2023-2027 janë parashikuar mjete shtesë prej 450 milionë euro në vit, tu quajtura rezervë bujqësore, të synuara për tejkalimin e shkeljeve në treg, prodhimin ose shpërndarjen  e mallrave bujqësore  të shkaktuara nga ngjarje të jashtëzakonshme ose dukurive. 

Në gjysmën e parë të vitit 2024, Evropa jugore u prek nga temperatura jashtëzakonisht të larta dhe thatësira që ndikuan negativisht në prodhimin e frutave, perimeve dhe verës në Itali, në kulturat nga mbjellja e pranverës, veçanërisht misrit dhe lulediellit, në Bullgari, si dhe në prodhimin e kulturave industriale dhe farat vajore në Rumani. Gjithashtu, në fillim të verës një pjesë e sipërfaqes bujqësore në Rumani është përfshirë edhe nga një stuhi e ndjekur nga një breshër i fortë.

Nga ana tjetër, pjesë të Gjermanisë në prill u prekën nga temperaturat e ulëta dhe ngricat, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme në hardhi, por edhe në pemët frutore që nisën të lulëzojnë në muajin mars pas temperaturave jashtëzakonisht të larta për atë periudhë të vitit.

Estonia u ndikua nga kushte të ngjashme të motit gjatë pranverës dhe nga reshjet intensive dhe përmbytjet në javët e para të verës, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore, kryesisht patatet, frutat dhe perimet. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR