• e enjte, 15 tetor 2026
Keçap shpie

Nëse ju pëlqen keçapi, kjo është gjëja e duhur për ju.

Përbërësit

1 kg domate të qëruara

2 lugë gjelle sheqer

400 gram karota

200 gram qepë

2 thelpinj të mëdhenj hudhre

4 lugë çaji kripë deti

3 lugë çaji rigon i tharë

5.6 gjethe borziloku

2 speca të kuq

1 lugë gjelle mustardë

1 selino

4 dl ujë

 

Përgatitja:

Bëni një prerje të vogël në formë X në domaten e larë dhe zhyteni në ujë të valë për disa minuta, pastaj qërojeni, lëkura do të bjerë vetë. Vendosni në blender. Shtoni 4 dl ujë, prisni qepën, karotat, specin, hudhrën dhe selinonë në copa më të vogla dhe zijeni për dhjetë minuta. Përzieni gjithçka dhe shtoni gjethen e dafinës, mustardën, sheqerin dhe në zjarr mesatar për rreth 15 minuta. Shtoni erëzat e mbetura dhe gatuajini për disa minuta të tjera, hiqeni nga zjari, largoni gjethen e dafinës dhe hidheni në kavanoza të sterilizuara.

Shijojeni!

 

FOTO: Magnific 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR