• e shtunë, 31 gusht 2024

KB-ja paralajmëron se civilët në Rripin e Gazës janë të uritur, të etur dhe të sëmurë

KB-ja paralajmëron se civilët në Rripin e Gazës janë të uritur, të etur dhe të sëmurë

Nju-Jork, 30 gusht (MIA) - Zëvendës-sekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare Xhojs Msuja deklaroi se situata në Rripin e Gazës, ku vazhdojnë sulmet izraelite është "më shumë se e pashpresë", transmeton Anadollu.

Në fjalimin para anëtarëve të Këshillit të Sigurisë të KB-së, Msuja parfalajmëroi në situatë të vështirë humanitare, me të cilën përballen civilët palestinezë në Gaza.

Ajo e përsëriti shqetësimin e thellë të sekretarit të përgjithshëm të KB-së Antonio Guteresh për situatën në Bregun Perëndimor të okupuar dhe thirrjen e tij për armëpushim urgjent të të gjitha operacioneve izraelite.

"Që nga 7 tetori i vitit 2023, ne kemi raportuar më shumë se dhjetë herë në Këshillin e Sigurisë së KB-së për vuajtjet e civilëve, grave, burrave dhe fëmijëve," tha Msuja.

Ajo kujtoi se lajmet për abuzimin e të burgosurve palestinezë në Izrael janë bërë më të shpeshta.

Msuja gjithashtu theksoi se punonjësit humanitarë të KB-së "po përballen me një sfidë të paprecedentë" për shkak të pengesave të ndryshme të Izraelit.

Ajo theksoi se ngjarjet në Rripin e Gazës gjatë 11 muajve të fundit kanë vënë në pikëpyetje përkushtimin e botës ndaj rendit juridik ndërkombëtar, i cili është krijuar për të parandaluar tragjedi të tilla.

"Kjo na bën të pyesim veten: Çfarë ndodhi me ndjenjën tonë themelore të njerëzimit", tha Msuja.

Ajo paralajmëroi edhe një herë botën se civilët në Rripin e Gazës janë të uritur, të etur, të sëmurë dhe të pastrehë. mb/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR