KB: Numri i viktimave civilë në Ukrainë në korrik është më i larti që nga maji i vitit 2022
- Numri i të vrarëve civilë në Ukrainë gjatë korrikut arriti nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2022, tregon sot raporti i publikuar i Kombeve të Bashkuara.
- Post By Ramize Qamili
- 16:58, 13 gusht, 2026
Kiev, 13 gusht 2026 (MIA) - Numri i të vrarëve civilë në Ukrainë gjatë korrikut arriti nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2022, tregon sot raporti i publikuar i Kombeve të Bashkuara.
Të paktën 437 civilë u vranë, ndërsa 2.610 u lënduan muajin e kaluar, që paraqet një rritje prej 30 për qind nga qershori dhe një rritje prej 70 për qind nga korriku i vitit të kaluar, paralajmëroi Misioni vezhgues i të Drejtave të Njeriut të KB-së në Ukrainë.
"Numri i të vdekurve ka arritur nivelin më të lartë të regjistruar që nga maji i vitit 2022”, potencojnë nga misioni i OKB-së.
Sipas një analize të medias franceze bazuar në raportet e përditshme nga forcat ajrore të Ukrainës, Rusia në korrik gjuajti një numër rekord raketash drejt Ukrainës, në kushte kur Kievi kryente presion të vazhdueshëm ndaj presidentit amerikan, Donald Tramp për t'i siguruar asaj sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore.
Që nga fillimi i vitit, organizata e OKB-ja regjistroi gjithsej 1.839 viktima dhe 10.638 civil të lënduar në Ukrainë. Kjo paraqet një rritje prej 44 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe më shumë se dyfishi i numrit në vitin 2024.
"Popullsia civile është e ekspozuar ndaj rreziqeve në rritje për shkak të përdorimit në rritje të raketave dhe dronëve në qendrat urbane, të bombave të drejtuara në qytete më afër vijës së frontit, si dhe të dronëve me rreze të shkurtër veprimi", theksoi shefja e misionit të KB-së, Daniell Bell.
Foto: arkivi i MIA-s