• e premte, 14 gusht 2026

KB: Në Ukrainë në qershor janë vrarë të paktën 293 civilë

KB: Në Ukrainë në qershor janë vrarë të paktën 293 civilë

Gjenevë, 14 korrik 2026 (MIA) – Të paktën 293 civilë u vranë, ndërsa 1.990 janë plagosur në qershor në Ukrainë, që është numri më i madh në nivel mujor që nga prilli i vitit 2022, njoftoi sot Misioni i Kombeve të Bashkuara për Vëzhgimin e të Drejtave të Njeriut në Ukrainë. 

Me këtë numri i viktimave në qershor është për dhjetë për qind më i madh se muajin e kaluar, kur janë regjistruar 282 raste të vdekjes dhe 1.794 janë plagosur, po është rritur për 37 për qind në krahasim me qershorin e vitit 2025 (249 raste të vdekjes dhe 1.416 të plagosur). 

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, KB regjistroi 1.396 civilë të vdekur dhe 7.978 të lënduar, që përfaqëson rritje prej 37 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2025 dhe rritje prej 114 për qind në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2024. 

Një numër i madh viktimash civile të regjistruara në qershor ndodhën në zonat e kontrolluara nga qeveria ukrainase. Rajonet Zaporizhje (23 të vdekur, 229 të plagosur), Herson (18 të vdekur, 236 të plagosur), Dnipropetrovsk (25 të vdekur, 77 të plagosur) dhe Kiev (11 të vdekur, 112 të plagosur) pësuan humbjet më të mëdha.

KB, gjithashtu, vëren se forcat ruse vazhduan me sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase. 

Gjithashtu, njoftohet për rritje të konsiderueshme të sulmeve nga ana e forcave ukrainase ndaj objekteve për prodhimtari, shpërndarje dhe shpërndarje të energjisë elektrike në Krimenë e okupuar, me çka të paktën dymbëdhjetë prej tyre shkaktuan ndërprerje urgjente ose të planifikuara të energjisë elektrike. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR