KB 2026: Tuheli nuk dëshiron pauza për ujë
- Trajnerit të Anglisë, Tomas Tuhel, nuk i pëlqejnë pauzat për hidratim në Kampionatin botëror 2026.
- Post By Fami Bajrami
- 10:51, 23 qershor, 2026
Foksboro, 23 qershor 2026 (MIA) – Trajnerit të Anglisë, Tomas Tuhel, nuk i pëlqejnë pauzat për hidratim në Kampionatin botëror 2026.
Gjermani beson se pauzat ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes.
"Mendoj se këto pauza e ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes shumë më tepër sesa prisja. Më parë, kishte pauza për ujë kur ishte shumë vapë dhe e nevojshme, por ato ishin të shkurtra dhe ndodhnin vetëm në disa ndeshje. Në interes të lojës korrekte, ato tani bëhen në çdo ndeshje për çdo ekip. Rrjedha e ndeshjes praktikisht ka ndryshuar dhe tani nuk janë dy gjysma, por katër çerekë. Në përgjithësi, mendoj se e shijoj më shumë futbollin kur ndeshja luhet pa këto pauza. Është pjesë e lojës. Është e vështirë të ndërtosh momentum dhe është e vështirë ta mbash atë kur ka pauza prej minuta", tha Tuheli për Bi-Bi-Si.
Anglia sonte në orën 22 do të përballet me Ganën në raundin e dytë të Grupit L në Kupën e botës 2026.
Foto: EPA