• e enjte, 13 gusht 2026

KB 2026: Sipas Opta-s Spanja favorite për titullin

KB 2026: Sipas Opta-s Spanja favorite për titullin

Londër, 16 korrik 2026 (MIA) - Kompania britanike për analizë sportive Opta e veçoi Spanjës si favorite - fituese në finalen e Kampionatit botëror kundër Argjentinës.

Gjasat e reprezentacionit spanjoll për titullin botëror vlerësohen në 56,31 për qind, kumtoi Opta në ueb-faqen e vet.

Gjasat për triumf të Argjentinës vlerësohen në 43,69 për qind.

Finalja në të cilën do të përballen mbrojtësi i titullit, Argjentina dhe kampioni aktual evropian, Spanja, është caktuar për më 19 korrik në Nju-Xhersi me fillim në orën 21 sipas kohës sonë.

Në gjysmëfinale, reprezentacioni i Spanjës e mposhti Francën me 2-0, të cilën Opta e vlerësoi si favorite për titullin. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR