• e premte, 14 gusht 2026

KB 2026: Problem i ri për FIFA-n dhe luajtjen e ndeshjes së finales

KB 2026: Problem i ri për FIFA-n dhe luajtjen e ndeshjes së finales

Nju – Jork, 17 korrik 2026 (MIA) – Dy ditë para luajtjes së finales ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës organizatorët dhe autoritetet lokale kanë problem të ri të papritur, ndërsa ai është cilësia e ajrit në Nju Jork. 

Zjarret e mëdha pyjore në Kanada dhe tymi nga ato shkaktuan problem në zonën më të gjerë të qytetit. Shërbimet shëndetësore dhanë edhe alarm që të mos dilet në vende të hapura (pa nevojë) dhe të ulen aktivitetet fizike gjegjësisht sipas nevojës të vendosen edhe maska. 

Finalja ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës luhet të dielën me fillim në orën 21 dhe priten rreth 80.000 shikues. 

Përfaqësuesja spanjolle realizoi stërvitjet dhe nuk kishte reagime për ajrin, përderisa Argjentina sonte do ta ketë stërvitjen e parë pas duelit me Anglinë. 

Problemet me tymin dhe ajrin e ndotur do të ndikojnë edhe në mbajtjen e garave të tjera sportive në atë pjesë të SHBA-së dhe Kanadasë. 

Në finale është paralajmëruar edhe ardhja e presidentit amerikan Donald Tramp. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR