KB 2026: Franca dhe Anglia do të luajnë për vendin e tretë
- Ekipet kombëtare të Francës dhe Anglisë do të luajnë një ndeshje për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin "Hard Rok" në Majami, duke filluar në orën 23:00 sipas kohës së Maqedonisë.
- Post By Sara Ademi
- 10:43, 18 korrik, 2026
Majami, 18 korrik 2026 (MIA) - Ekipet kombëtare të Francës dhe Anglisë do të luajnë një ndeshje për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin "Hard Rok" në Majami, duke filluar në orën 23:00 sipas kohës së Maqedonisë.
Franca dhe Anglia janë takuar 32 herë në historinë e tyre, me Anglinë që ka fituar 17 ndeshje , Francën që ka fituar 10 dhe pesë ndeshje që kanë përfunduar në barazim. Diferenca e golave është 72:41 në favor të Anglisë. Ekipet janë takuar tre herë në Kupën e Botës: Anglia fitoi në vitin 1966 (2:0) dhe 1982 (3:1), ndërsa Franca fitoi në vitin 2022 (2:1).
Franca përfundoi e para në një grup me Norvegjinë, Senegalin dhe Irakun, dhe në fazën eliminatore mposhti Suedinë, Paraguain dhe Marokun përpara se të mposhtej nga Spanja në gjysmëfinale.
Anglia përfundoi e para në një grup me Kroacinë, Ganën dhe Panamanë, dhe në fazën eliminatore mposhti RD të Kongos, Meksikën dhe Norvegjinë përpara se të humb nga Argjentina në gjysmëfinale.
Finalja e Kupës së Botës 2026 është planifikuar për nesër në mbrëmje (ora 21:00) dhe do të përballen Spanja dhe Argjentina. sa/
Foto: EPA