KB 2026: Finalja e së dielës, vetëm ndeshja e dytë zyrtare midis Argjentinës dhe Spanjës
- Finalja e Kampionatit botëror ku të dielën do të përballen Argjentina dhe Spanja do të jetë ndeshja e dytë zyrtare në histori midis dy reprezentacioneve.
- Post By Fami Bajrami
- 08:24, 17 korrik, 2026
Nju Xhersi, 17 korrik 2026 (MIA) – Finalja e Kampionatit botëror ku të dielën do të përballen Argjentina dhe Spanja do të jetë ndeshja e dytë zyrtare në histori midis dy reprezentacioneve.
E vetmja ndeshje mes tyre deri më tani është luajtur në Birmingem në fazën e grupeve të Kampionatit botëror në vitin 1966, ku Argjentina fitoi 2-1.
Argjentinasit dhe spanjollët kanë luajtur 13 ndeshje miqësore në të cilat Argjentina ka fituar gjashtë herë, Spanja pesë herë, ndërsa dy ndeshje kanë përfunduar me barazim.
Për Spanjën, kjo do të jetë finalja e dytë në histori në Kampionatin botëror, pas vitit 2010 kur fituan titullin.
Argjentina do të ndjekë titullin e saj të katërt të Kampionatit, pasi më parë ka fituar në vitet 1978, 1986 dhe 2022.
Nëse argjentinasit mbrojnë titullin që fituan katër vjet më parë në Katar, ata do ta përsërisin suksesin e Italisë (1934 dhe 1938) dhe (1958 dhe 1962) si të vetmet dy reprezentacione që kanë fituar dy tituj botërorë radhazi.
Foto: EPA