• e hënë, 13 korrik 2026

Katër të vrarë në sulmin me dron rus në rajonin e Kievit

Katër të vrarë në sulmin me dron rus në rajonin e Kievit

 Kiev, 5 qershor (MIA) - Katër persona humbën jetën në një sulm me dron rus ndaj një ndërmarrjeje të industrisë ushqimore në rajonin e Kievit, njoftoi administrata lokale.

 Kryeshefi i administratës rajonale, Mikola Kalashnjuk, deklaroi se sulmi shkaktoi një zjarr në një ndërtesë administrative në kompleksin e fabrikës së ndërmarrjes, ku një pjesë e objektit është shkatërruar.

 Informacionet janë publikuar nëpërmjet një mesazhi në Telegram, shtoi ai.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR