Katër të plagosur në një këmbimzjarri të armatosur të ri në Bruksel
- Katër persona janë plagosur, dy prej të cilëve më seriozisht gjatë një sulmi të armatosur që kanë ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në afërsi të stacionit hekurudhor "Jug" në Bruksel, njoftoi sot poilicia lokale.
- Post By Melahat Baftija
- 13:37, 8 tetor, 2025
Bruksel, 8 tetor 2025 (MIA) - Katër persona janë plagosur, dy prej të cilëve më seriozisht gjatë një sulmi të armatosur që kanë ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në afërsi të stacionit hekurudhor "Jug" në Bruksel, njoftoi sot policia lokale.
Sipas zëdhënëses së administratës policore të Brukselit Ilse van de Kir, në kuadër të ngjarjes dhe rolit të secilit prej të dyshuarve.
Ajo informoi se hetimi vazhdon me qëllim që të vërtetohen rrethanat e sakta të ngjarjes dhe rolit të çdo të dyshuari.
Identiteti i të plagosurve dhe të arrestuarve nuk është bërë publik në interes të hetimit.
Ky është incidenti i fundit nga seria e 60-të incidenteve të armatasur në Bruksel nga fillimi i vititl, në numrin më të madh në rajonin e stacionit hekurudhor "Jug" dhe lagjet përreth në lagjen Anderleht dhe Sen Zhil, mer ç'rast kanë humbur jetën të paktën dy persona, ndërsa dhjetëra janë plagosur.
Policia këto incidente i ndërlidh me luftën mes kriminelëve, para se gjithash narko grupe, për kontrollin e territoreve. mb/
Foto: MIA