• e enjte, 15 tetor 2026

Kallas: Evropa nuk mund të bjerë në grackën e pyetjes se kush do të negociojë me Ruisnë, e rëndësishme është përmbajtja e bisedimeve

Kallas: Evropa nuk mund të bjerë në grackën e pyetjes se kush do të negociojë me Ruisnë, e rëndësishme është përmbajtja e bisedimeve

Limasol, 28 maj (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikë dhe Siguri, Kaja Kallas, deklaroi sot se Bashkimi nuk duhet të "bjerë në grackën ruse" me çështjen se kush do ta përfaqësojë Evropën në negociatat e mundshme në të ardhmen. 

Ajo deklaratën e bëri pas mbërritjes në takimin joformal të ministrave të jashtëm të BE-së në qytetin qipriot të Limasolit.

Kallas theksoi se Rusia po përpiqet ta zhvendosë fokusin te çështja "kush flet në emër të Evropës" në vend të thelbit të negociatave të mundshme. Sipas saj, ky është një kurth që Bashkimi Evropian nuk duhet ta pranojë.

"Le të mos biem në atë kurth. Negociatat gjithmonë janë një përpjekje ekipore", deklaroi ajo, duke shtuar se përmbajtja e bisedimeve është më e rëndësishme sesa kush saktësisht do të negociojë.

Në Limasol dje dhe sot po mbahet një takim joformal i shefave të jashtëm të BE-së në formatin "Gimnih", nën organizimin e presidencës qipriote të Këshillit të BE-së.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR