• e hënë, 08 qershor 2026

Kallas: BE-ja i mbështetë sanksionet për kolonët izraelitë dhe anëtarët e Hamasit

Kallas: BE-ja i mbështetë sanksionet për kolonët izraelitë dhe anëtarët e Hamasit

Bruksel, 11 maj 2026 (MIA) - Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas deklaroi se blloku u dakordua të vazhdojë me sanksione shtesë për kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor.

"Ministrat e jashtë të BE-së sapo dhanë dritë të gjelbër për sanksionim të kolonëve izraelitë për shkak të dhunës ndaj palestinezëve", shkroi Kallas në X.

"Ata gjithashtu u dakorduan për sanksione të reja ndaj figurave kryesore të Hamasit", shkroi ajo pa emëruar persona konkretë, transmetoi DPA.

"është koha e fundit të zhvendosemi nga qorr-sokaku drejt realizimit. Ekstremizmat dhe dhuna sjellin pasoja", theksoi ajo.

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Gideon Sar në kumtimin në X u përjgigj se "Izraeli e hedhë poshtë fuqishëm vendimin për vendosje të sanksioneve kundër qytetarëve dhe organizatave izraelite".

"Bashkimi Evropian u shpejtua, në mënyrë arbitrare dhe politike, të imponojë sanksione për qytetarët dhe entitetet izraelitepër shkak të qëndrimeve të tyre politike dhe pa kurfarë baze", shkroi ai.

Marrëveshja e arritur sot do ta fillojë procedurën ligjore në BE për vendosje të sanksioneve, që do të thotë se ato më vonë do të hyjnë në fuqi.

Planet për sanksionim të individëve dhe organizatave të përfshira në zgjerimin e lagjeve hebraike në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor me ngrorje të pronës dhe ndalesa për udhëtime ishin stopuar për shkak të Hungarisë nën ish-kryeministrin Viktor Orban, i cili e kundërshtonte atë hap.

Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani tha se pas ndryshimit të qeverisë në Budapest, marrëveshja u bë e mundur.

megjithatë, para vendimit, Kallas pranoi se tnai për tani nuk ka konsensus të mjaftueshëm mes vendeve të BE-së për vazhdimin me masa më të gjera, prëderisa disa anëtare bëjnë thirrje për kufizim të tregtisë me mallra nga lagjet izraelite.

Ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, Maria Malmer Stenergard bëri thirrje për dogana për importin e tillë, si dhe për vendosje të sanksioneve për "ministrat izraelitë të cilët i nxisin këto lagje".

Stenergard tha se shpreson se propozimi i saj për vendosje të doganave ndaj mallrave nga lagjet hebraike do të marrë mbështetje të mjaftueshme, sepse ajo është "rruga e mesme" mes atyre të cilët bëjnë thirrje për ndalesë të tregtisë dhe atyre të cilët i kundërshtojnë masat e mëtutjeshme.

Ministri shtetëror gjerman, Ginter Krihbaum tha se berlini është i përkushtuar për vazhdim të dialogut me Izraelin dhe "po tenton të ndikojë ndaj qeverisë, e me atë edhe ndaj rajonit". ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR