• e enjte, 17 korrik 2025

Kac: Izraeli nuk ka për qëllim të lëndojë banorët e Teheranit

Kac: Izraeli nuk ka për qëllim të lëndojë banorët e Teheranit

Tel Aviv, 16 qershor 2025 (MIA) - Izraeli nuk ka për qëllim të lëndojë banorët e Teheranit, deklaroi sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac. 

“Do të doja të sqaroja atë që duhet të jetë e qartë: nuk ka qëllim për të lënduar fizikisht banorët e Teheranit, ndryshe nga ajo që diktatori (Iran) po u bën qytetarëve të Izraelit”, shkroi Kac në platformën Iks, transmeton Si-En-En.  raporton CNN.

Më herët sot, pasi në sulmet iraniane ndaj Izraelit e humbën jetën të paktën tetë civilë, Kac tha se banorët e Teheranit "do të paguajnë çmimin, edhe atë së shpejti" për sulmet e Iranit ndaj Izraelit. ls/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR