Ka shkaktuar zjarr në shtëpinë e tij dhe në shtëpinë e vëllait të tij – hetim ndaj një banori nga Merovë e Tetovës
- Prokuroria Themelore Publike e Tetovës ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi i cili dyshohet se ka kryer “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.
Shkup, 11 prill 2023 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike e Tetovës ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi i cili dyshohet se ka kryer “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.
"Më 9 prill, 57-vjeçari i dyshuar, duke ndezur me dashje zjarrin në shtëpi në fshatin Merovë, ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e njerëzve. Në orët e mbrëmjes të ditës kritike, ai fillimisht ka hyrë në shtëpinë e të vëllait që jeton jashtë vendit me familjen. Aty i ka vënë flakën tapetit të njërës prej dhomave me çakmak. Pastaj i dyshuari ka hyrë në shtëpinë e tij dhe i ka vënë zjarrin perdes në njërën nga dhomat me çakmak. Në fund ai ka shkaktuar zjarr edhe në një hambar afër shtëpisë së tij, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe është larguar nga vendi i ngjarjes", thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore dhe se prezenca e të dyshuarit gjatë procedurës penale nuk mund të sigurohet me një masë tjetër. ls/
Foto: MIA arkiv