• e shtunë, 19 korrik 2025

Ka propozim termin për takim, të presim të deklarohet pala bullgare, thotë Mickoski

Ka propozim termin për takim, të presim të deklarohet pala bullgare, thotë Mickoski

Shkup, 14 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski informoi se është realizuar komunikim me Zyren e Komisionit evropian në vend pas nismës për takim me palën bullgare dhe se ka propozim termin, për të cilin pritet të deklarohet Bullgaria.

"Kemi komunikim me zyren e KE-së edhe dje edhe sot, akoma nuk kam përgjigje. Ka propozim termin, të presim të deklarohen nga pala bullgare2, tha sot kryeministri Mickoski në pyetjen e gazetarëve nëse ka realizuar komunikim me kreun e Këshillit të BE-së, Antonio Koshta dhe nëse pala bullgare do të pranojë takim.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dje deklaroi se edhe pse është rregull të ketë takim me homologun e saj, nuk është ndonjë problem të bisedojë edhe me kryeministrin bullgar, Rosen Zheljazkov në Samitin e NATO-s në Hagë duke pasur parasysh se është konfirmuar se kolegu i saj bullgar, Rumen Radev nuk do të shkojë në Hagë, në drejtim të zhbllokimit të eurointegrimeve tona.

E pyetur nëse është konfirmuar takimi i mundshëm me kryeminsitrin Zheljazkov, Siljanovska Davkova theksoi se takimi është propozuar nga kreu i Këshillit të Evropës dhe se nga atje duhet të vijë konfirmimi. ab/

 

фото: МИА архива 

 

QËNDRONI TË LIDHUR