Këshilli i Evropës: Burgjet e Maqedonisë janë mesatarisht të mbingarkuara, vendi ndër të parët për nga gjatësia e dënimeve të shqiptuara
- Maqedonia bën pjesë në grupin e vendeve me burgje mesatarisht të mbingarkuara, ku ka 104 të burgosur për 100 vende të lira, kurse njëkohësisht është ndër vendet evropiane me periudhën mesatare më të gjatë të vuajtjes së dënimit me burg, e cila është 18 muaj. Këtë e tregojnë të dhënat nga statistikat vjetore të Këshillit të Evropës për popullsinë e burgjeve (SPACE I) për vitin 2025, të publikuara sot, të cilat tregojnë një trend serioz global të mbingarkimit në burgjet evropiane, si dhe një përqindje në rritje të personave të moshuar dhe grave midis të burgosurve.
- Post By Lindita Sulejmani
- 15:06, 19 maj, 2026
Strasburg, 19 maj 2026 (MIA) – Maqedonia bën pjesë në grupin e vendeve me burgje mesatarisht të mbingarkuara, ku ka 104 të burgosur për 100 vende të lira, kurse njëkohësisht është ndër vendet evropiane me periudhën mesatare më të gjatë të vuajtjes së dënimit me burg, e cila është 18 muaj. Këtë e tregojnë të dhënat nga statistikat vjetore të Këshillit të Evropës për popullsinë e burgjeve (SPACE I) për vitin 2025, të publikuara sot, të cilat tregojnë një trend serioz global të mbingarkimit në burgjet evropiane, si dhe një përqindje në rritje të personave të moshuar dhe grave midis të burgosurve.
Sipas raportit, Maqedonia ka 146 të burgosur për çdo 100.000 banorë. Sa i përket kohëzgjatjes së dënimit me burg, mesatarja evropiane është 8,8 muaj, por Maqedonia me një mesatare prej 18 muajsh heqje lirie renditet ndër vendet e para në Evropë, pas Ukrainës (39 muaj), Azerbejxhanit (36), Portugalisë (31), Romanisë (24), Estonisë (21) dhe Spanjës (20).
Në nivel më të gjerë evropian, numri i të burgosurve për 100 vende të disponueshme është rritur nga 94,7 në 95,2 në periudhën ndërmjet 31 janarit 2024 dhe 31 janarit 2025. Në të njëjtin grup me Maqedoninë e Veriut, me mbingarkim mesatar janë edhe Finlanda (110), Greqia (108) dhe Suedia (103).
Mbingarkim serioz (mbi 100 të burgosur për 100 vende) është shënuar në 14 sisteme burgjesh në vende me mbi 500,000 banorë. Me kritike është situata në Turqi dhe Francë (nga 131 të burgosur për 100 vende), pastaj vijojnë Kroacia (123), Italia (121), Malta (118), Qipro (117), Hungaria (115), Belgjika (114) dhe Irlanda (112).
Nga rajoni, Serbia bën pjesë në grupin e vendeve ku burgjet janë afër kapacitetit të plotë, me 96 të burgosur për 100 vende, por renditet e dhjeta në Evropë për nga shkalla e burgosjes (174 për 100.000 banorë) dhe kryeson për përqindjen e të burgosurve mbi 65 vjeç. Mali i Zi ka shënuar një rritje të lartë prej 22 për qind të shkallës së burgosjes dhe renditet e pesta në Evropë me 200 të burgosur për 100.000 banorë, ndërsa Shqipëria është e gjashta me 192 të burgosur.
Sondazhi SPACE kryhet çdo vit nga Universiteti i Lozanës për nevojat e Këshillit të Evropës. Raporti SPACE I mbledh të dhëna drejtpërdrejt nga administratat e burgjeve, ndërsa SPACE II është i fokusuar te personat që ndodhen nën mbikëqyrje me kusht (probacion). ls/
Foto: Arkiv