• e enjte, 10 korrik 2025

Këmbim i ri i pengjeve ushtarake midis Rusisë dhe Ukrainës

Këmbim i ri i pengjeve ushtarake midis Rusisë dhe Ukrainës

Moskë, 19 qershor 2025 (MIA) - Rusia dhe Ukraina kumtuan se sot kanë këmbyer pengje ushtarake, si pjesë e Marrëveshjes së arritur më 2 qershor në Stamboll.

Por as Moska dhe as Kievi nuk thanë se sa të burgosur u këmbyen sot.

Njerëzit tanë po kthehen në shtëpi nga robëria ruse, publikoi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në rrjetet sociale.

Në raundin e dytë të negociatave të drejtpërdrejta në Stamboll, Rusia dhe Ukraina ranë dakord të lirojnë të paktën 1.200 pengje dhe ushtarë të plagosur nën moshën 25 vjeç dhe të kthejnë mijëra trupa të ushtarëve të vdekur. ls/

Foto: Arkivi i EPA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR