• e hënë, 12 tetor 2026

Jehuan shpërthime në qendër të Athinës, janë hedhur granata mbi dy lokale

Jehuan shpërthime në qendër të Athinës, janë hedhur granata mbi dy lokale

Athinë, 8 shtator 2026 (MIA) - Granata dore janë hedhur sot në dy dyqane në qendër të Athinës, bëri të ditur policia greke, duke shtuar se nuk u raportuan të lënduar.

Sulmi i parë ka ndodh në orën 4:25 të mëngjesit sipas kohës lokale, kur një granatë dore u hodh në një dyqan ushqimesh të shëndetshme në Aharnon, ndërsa në dyqan në atë kohë ndodhej një roje sigurie me origjinë siriane, raportoi Prototema.

Sulmi i dytë ka ndodh në orën 4:55 të mëngjesit në zonën e Agios Panteilamonas, kur një autor i panjohur hodhi një pajisje shpërthyese në një bar në pronësi të një siriani. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR