Janevska në Forumin botëror arsimor në Londër
- Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska prej sot e deri më 21 maj do të marrë pjesë në Forumin botëror arsimor, tubimi më i madh global i ministrave të arsimit dhe shkathtësive, që po mbahet në Londër.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:32, 18 maj, 2025

Shkup, 18 maj 2025 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska prej sot e deri më 21 maj do të marrë pjesë në Forumin botëror arsimor, tubimi më i madh global i ministrave të arsimit dhe shkathtësive, që po mbahet në Londër.
Këtë vit, siç informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), forumi u kushtohet çështjeve lidhur me zhvillimin e sistemeve inkluzive, prëgjegjëse dhe rezistuese të cilat nxisin rritje të drejtë dhe të qëndrueshme socio-ekonomike. Do të diskutohet për gjetjen e zgjidhjeve inovative për sfidat aktuale globale, përdorimin etik të teknologjisë bashkëkohore dhe inteligjencës artificiale, për mënyrat efektive të vendosjes së partneriteteve publiko-private dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
"Ministrja Janevska do të marrë pjesë në disa sesione tematike, ndërkaq do të jetë mes folësve në panel diskutimin për ndikimin e arsimit profesional ndaj rritjes ekonomike",kumtuan nga MASH. ab/
Foto: МIА arkivi