• e enjte, 15 tetor 2026

Janev: Grupi i goditur në Shkup përvetësoi mbi dy milionë euro, gjatë kontrolleve shtesë u sekuestruan edhe dy automjete luksoze dhe para

Janev: Grupi i goditur në Shkup përvetësoi mbi dy milionë euro, gjatë kontrolleve shtesë u sekuestruan edhe dy automjete luksoze dhe para

Strumicë, 4 shtator 2026 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar tre persona, ndërsa kallëzimi penal përfshin gjashtë persona fizikë dhe tre persona juridikë dhe mbetet që Prokuroria të vendosë nëse do ta zgjerojë rastin apo do të mbetet në kuadër të kallëzimit penal të paraqitur, informoi drejtori i BSP-së, Aleksandar Janev, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve lidhur me aksionin e djeshëm për zbulimin e krimit financiar në Shkup, ku një grup kriminal dyshohet për përvetësim të më shumë se dy milionë eurove.

Ai shtoi se është interesante që qytetarët e Maqedonisë i kanë paguar detyrimet për regjistrimin e automjeteve, por operatori nuk i ka transferuar ato mjete në buxhetin e shtetit.

"Sigurisht, nuk do të ndalemi këtu dhe dua të informoj se gjatë kontrolleve të mëtejshme janë gjetur 30 mijë euro, si dhe plus dy automjete luksoze të vitit më të ri të prodhimit, të cilat gjithashtu janë sekuestruar", theksoi Janev.

Ai njoftoi se hetimi do të zgjerohet edhe ndaj subjekteve të caktuara juridike, për të cilat ka të dhëna dhe prova se merren me mënyra të tilla të sigurimit të mjeteve financiare.

Janev theksoi se vetëm për dy ditë kanë arritur të sigurojnë fakte, argumente dhe prova të mjaftueshme për një shumë të konsiderueshme parash, e cila duhej të përfundonte në buxhetin e shtetit.

Ai në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve lidhur me punën e ekipit për luftimin e tregtisë së paligjshme të drogës, tha se ka rezultate fillestare, por se ende janë larg objektivit të përcaktuar dhe se nevojitet shumë punë dhe analizë. Ai veçanërisht vlerësoi sektorët e punëve të brendshme në Strumicë dhe Shkup, të cilët kanë dhënë kontributin më të madh në luftën kundër tregtisë së paligjshme të drogës. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR