Janë regjistruar 21 zjarre në hapësirë të hapur, pesë janë aktive
- Deri në orën 18:00 të pasdites së sotme janë regjistruar 21 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilëve pesë janë aktive, pesë janë nën kontroll, ndërsa 11 janë shuar, njofton Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK).
Shkup, 10 shtator 2026 (MIA) - Deri në orën 18:00 të pasdites së sotme janë regjistruar 21 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilëve pesë janë aktive, pesë janë nën kontroll, ndërsa 11 janë shuar, njofton Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK).
Sipas QMK-së, aktive janë zjarret në Komunën e Strugës: fshati Burinec - fsh. Lokovë - fsh. Sellcë - fsha. Elevcë (vegjetacion i ulët), në Komunën e Makedonski Brod: fsh. Belicë, v.q. Kajorec (pyll i ulët dhe i përzier), në Komunën e Çuçer Sandevë: fsh. Brezë, v.q. Ramno (pyl i përzier), në Komunën e Novo Sellës: fsh. Stinik (vegjetacion i ulët) dhe në Komunën e Novo Sellës: fsh. Borisovë drejt fsh. Koleshinë (vegjetacion i ulët dhe pyll i ulët dhe i përzier).
Nën kontrollë janë zjarret në Komunën e Makedonski Brodit: fsh. Bençe (zjarr pyjor), në Komunën e Kërçovës: fsh. Tajmishte, v.q. Dardhë (vegjetacion i ulët), në Komunën e Kërçovës: fsh. Knezhinë, v.q. Cërn Kamen (vegjetacion i ulët dhe shkurre), në Komunën e Dellçevës deponia e qytetit (mbeturina) dhe Komunën e Kriva Pallankës: fsh. Osiçe (vegjetacion i ulët).
Siç njofton QMK, janë shuar zjarret në Komunën e Strugës: fsh. Vranishtë ((deponi e egër), në Komunën e Strugës: fsh. Radolishtë (deponi), në Komunën e Kumanovës: lagj. Pero Çiço (vegjetacion i ulët dhe mbeturina), në Komunën e Karposhit: Zhelezni Most (vegjetacion i ulët), në Komunën e Karposhit: bul. "Ilinden", tek "Ujësjellësi" (vegjetacion i ulët), Komunën e Krivogashtanit: fsh. Krusheani (vegjetacion i ulët), Komunën e Strumicës: fsh. Bansko (deponi), Komunën e Zhelinës: fsh. Zhelinë (vegjetacion i ulët dhe mbeturina), Komunën e Jegunovcit: fsh. Vratnicë (vegjetacion i ulët), Komunën e Gjorçe Petrovit: fsh. Graçani (pyll) dhe Komunën e Shuto Orizares: tek hotel "Nju Star" (mbeturina dhe vegjetacion i ulët). qa/
Foto: Arkivi i MIA-s