• e hënë, 26 gusht 2024

Janë ndarë mirënjohjet më të larta të Mbrëmjeve strugane të poezisë

Janë ndarë mirënjohjet më të larta të Mbrëmjeve strugane të poezisë

Strugë, 25 gusht 2024 (MIA) - Zhan Pjer Simeon, poet francez, dramaturg dhe eseist mbrëmë në Urën e poezisë në Strugë e ka pranuar mirënjohjen më të lartë "Kurora e artë" për vitin 2024 të Manifestimit ndërkombëtar Mbrëmjet strugane të poezisë. 

Në tubimin ndërkombëtar të poezisë "Urat" janë ndarë çmimet "Vëllezërit Milladinovci" për librin më të mirë poetik në mesin e dy edicioneve të festivaleve të mbrëmjeve strugane të poezisë të poetes dhe teoricienes së letërsisë maqedonase Katica Qulavkova për librin "Qielli është shtëpia ime " dhe "Urat e Strugës", të cilat UNESKO dhe Mbrëmjet strugane të poezisë i shpërblejnë për poeten më të mirë debutuese shkrimtares gjermane Katrin Pic për librin e saj me poezi "Ka pasur gjithmonë ditë të tilla". Sivjet për herë të parë, çmimi "Struga e Re" për përmbledhje të pabotuar poetike të një autoreje të re debutuese për vitin 2024 iu nda Filipa Sara Popova, të cilin e ndan institucioni kombëtar "Mbrëmjet strugane të poezisë" me mbështetjen e delegacioni i Bashkimit Evropian.

Duke shprehur shqetësim për nderin që është fitues i çmimit mët ë lartë "Kurora e artë", laureati Simeon në emër të të gjithë poetëve u falënderua, për, siç tha, këtë poezië të mrekullueshme nga malet, pyjet dhe liqenet në Maqedoni, që e mbajnë lartë të ngritur pishtarin e poezisë.

Krahas fituesve të mirënjohjeve të festivaleve në tubimin poetik lexuan poezi edhe poetë nga anë të ndryshme të botës.

Motoja e sivjetshme e Mbrëmjeve strugane të poezisë është "Prekja e bukurisë", me të cilën i jepet respekt inovacionit të Alfabetit të Brajit, kodifikimi i të cilit para 200 viteve u ka mundësuar personave të verbër të hyjnë në botën e librave dhe letrave përmes prekjes dhe lehtësimit të saj me prekje dhe të ndjejnë bukurinë e poezisë. Për herë të parë në aktivitet, "Malli për jugun" i Konstantin Milladinovit në hapjen solemne u lexua në Alfabetin e Brajit nga një person i verbër. 

Manifestimi filloi të enjten me mbjelljen tradicionale në Parkun e poezisë në nder të laureatit dhe ndezjen e pishtarit të festivalit në Shtëpinë e poezisë. mb/

Foto: MSP

QËNDRONI TË LIDHUR