• e shtunë, 31 gusht 2024

Janë hospitalizuar 815 persona dhe 39 të kanë vdekur nga Kovid-19 javën e kaluar në Greqi

Janë hospitalizuar 815 persona dhe 39 të kanë vdekur nga Kovid-19 javën e kaluar në Greqi

Athinëm 30p gusht 2024 (MIA) - Rritja verore e aktivitetit të virusit këtë vit ka filluar më herët për dallim nga vera e vitit 2023 dhe deri më tani duket se karakterizohet me numër më të madh të hospitalizimeve, por me një numër më të vogël të pacientëve të kyçur në aparate dhe raste të vdejkjes në krahasim me vitin 2023, shkruan në raportin javor për Kovid-19 në Greqi të Organizatës nacionale për shëndet publik (EODI), njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën 19 deri më 25 gusht pozitiviteti i të gjitha kampioneve të testuara ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me javën e kaluar, janë regjistruar 815 shtrime të reja, si dhe janë kyçur gjithsej 38 pacientë.

Nga Kovid-19 kanë vdekur 39 persona, ndërsa numri mesatar javor i vdekjeve në katër javët e mëparshme ishte 40.

Nga EODI bëjnë të ditur se nga fundi i pranverës dominon varianti BA. 2.86 që mbart të paktën një nga mutacionet F456L dhe R346T dhe tregon se kjo kategori mutacionesh nuk shoqërohet me rrezik në rritje të sëmundjes së rëndë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR