• e mërkurë, 28 gusht 2024

Janë hequr deponitë e egra nga Qendra, Aerodromi dhe Çairi dhe është pastruar "Rruga e plastikave"

Janë hequr deponitë e egra nga Qendra, Aerodromi dhe Çairi dhe është pastruar

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Më shumë se 100 metra kub mbeturina janë larguar nga disa deponi të mëdha në Shkup, të lokalizuara në komunat Çair, Aerodrom dhe Qendër, si dhe nga "pika e zezë" e qytetit, "Rruga e plastikës", njoftuan nga Ndërmarrja publike “Higjiena komunale - Shkup”.

"Ekipet e NP “Higjiena Komunale - Shkup” gjatë natës së mbrëmshme kanë kryer aktivitete për largimin e deponisë së egër që ndodhet në bulevardin “Nikolla Karev” (rruga e plastikave), në këndin me rrugën “Maksut Sadik”, në afërsi të Ambasadës Amerikane. Në kuadër të aktiviteteve janë grumbulluar dhe transportuar rreth 15 metra kub mbeturina të deponuara ilegalisht, informojnë nga “Higjiena Komunale”.

Siç thonë nga ndërmarrja publike, rajoni i theksuar paraqet "pikë të zezë" ku tashmë një periudhë të gjatë është vërejtur hedhje e vazhdueshme e mbeturinave në rrugët publike.

Gjatë ditës së djeshme, ekipet e NP “Higjiena Komunale - Shkup” kanë tërhequr dhe transportuar afërsisht 100 metra kub mbeturina nga disa deponi të mëdha të egra të lokalizuara në komunat Çair, Aerodrom dhe Qendër. 

"Aktivitetet u zhvilluan në rrugët "Hristijan Todorovski-Karposh" dhe "Xhon Kenedi", si dhe në bulevardin "Brigada Maqedonase-Kosovare" në Komunën e Çairit, në zonën prapa QT "Kapitol" në Komunën e Aerodromit. , si dhe në rrugën “Dame Gruev” në qendër të qytetit, ku janë deponuar sasi të mëdha të mbeturinave nga ambalazhet prej kartoni", njoftojnë nga Ndërmarrja publike “Higjiena Komunale-Shkup”. mb/

Foto: Ndërmarrja publike “Higjiena Komunale-Shkup”

QËNDRONI TË LIDHUR