• e premte, 30 gusht 2024

Izraeli bën të ditur se ka vrarë pesë luftëtarë palestinezë në një xhami në Bregun perëndimor

Izraeli bën të ditur se ka vrarë pesë luftëtarë palestinezë në një xhami në Bregun perëndimor

Tulkarm, 29 gusht 2024 (MIA) - Ushtria izraelite sot bëri të ditur se forcat e saj kanë vrarë pesë luftëtarë palestinezë që ishin fshehur në një xhami në Tulkarm në Bregun Perëndimor.

Kjo është dita e dytë e "operacionit anti-terrorist" të Izraelit në disa qytete dhe vendbanime refugjatësh në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, njoftoi Armata. 

Armata izraelite dje tha se kishte "eliminuar" nëntë luftëtarë palestinezë pas një operacioni gjatë natës që filloi në Xhenin, Tulkarm, Tubas dhe kampet e refugjatëve ku veçanërisht aktive janë grupet e armatosura që luftojnë kundër Izraelit.

Terroristi Muhamed Xhaber "Abu Shuxha" u eliminua në një shkëmbim zjarri gjatë operacioneve antiterroriste në Tulkarm. Xhaber, "Abu Shuxhaa" ishte shef i rrjetit terrorist në Nur Shams. Përveç kësaj, ai ka qenë i përfshirë në kryerjen e sulmeve të shumta terroriste, duke përfshirë edhe sulmin me armë zjarri në të cilin në qershor u vra civili izraelit Amnon Muhtar. Ai u eliminua së bashku me katër terroristë të tjerë që ishin fshehur në një xhami në Tulkarm, thekson IDF-ja në X. qa/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR