• e mërkurë, 24 prill 2024

ISHT do t'i kontrollojë çmimet e pastave dhe prodhimeve nga qumështi

ISHT do t'i kontrollojë çmimet e pastave dhe prodhimeve nga qumështi

Shkup, 15 mars 2023 (MIA) - Inspektorët do të jenë në terren dhe do të bëjnë kontrolle që të konfirmohet nëse tregtarët kanë vepruar në pajtim me vendimet e Qeverisë për zvogëlimin e çmimeve të pastave dhe prodhimeve nga qumështi, që prej nesër tashmë edhe zyrtarisht hyjnë në fuqi, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) dhe potencojnë se tregtarët deri tani duhej t'i harmonizojnë çmimet sipas vendimeve të Qeverisë.

Inspektorët, paralajmëron ISHT, do të veprojnë në kuadër të kompetencave të tyre, të cilat dalin nga vendimet, e në pajtim me këtë edhe sipas Ligjit për tregti.

"Bëhet fjalë për profesionistë me përvojë, me përvojë afatgjatë të punës në sferën e inspektimit tregtar, që do të thotë se jemi absolutisht të gatshëm të ballafaqohemi edhe me këtë sfidë", njofton ISHT.

Prej aty saktësojnë se kontrollet do të bëhen ndaj prodhimeve që i përfshijnë vendimet për përcaktimin e çmimeve më të larta për prodhime të caktuara në tregtinë me pakicë (Gazeta zyrtare e RMV-së nr. 52/2023), respektivisht: pasta të paziera, të pambushura, as të përgatitura ndryshe, që nuk përmbajnë miell të zakonshëm gruri ose bollgur, pa shtesa të vezëve (makarona dhe spageti) çmimi më i lartë i të cilave konfirmohet në nivelin e çmimeve të cilat janë zbatuar më 1 mars të vitit 2023, në tregtinë me pakicë, dhe zvogëlohet për 15 për qind, qumështi i përhershëm i lopës me përmbajtje të yndyrës prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%, xhiza, djathi i bardhë i lopës dhe djathi i bardhë i përzier, kaçkavali i lopës (me përjashtim të kaçkavalit të lopës pa aditivë dhe krem), kos, krem dhe jogurt, pa aditivë, Çmimet më të larta të këtyre prodhimeve nga qumështi konfirmohen në nivelin e çmimeve të cilat janë zbatuar më 1 mars të këtij viti, në tregtinë me pakicë, dhe zvogëlohen për 10 për qind.

Само што добивме извештај од Државниот пазарен инспекторат (ДПИ), 7 правни субјекти (само во Скопје) денеска се казнети со по 7000 евра за непочитување во целост на одлуките донесени од Влада

Mënyra, në të cilën do të veprohet nëse dikush nga operatorët ekonomikë vepron në kundërshtim me Vendimet, është paraparë në Ligjin për tregti. Në rast se konfirmohet shkelje e vendimeve, thonë nga ISHT, do të vijojnë dënime të cilat dalin nga ky Ligj. Dënimet janë të larta, prej 800 deri 10.000 euro, varësisht nga madhësia dhe lloji i operatorit ekonomik. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR