• e enjte, 10 korrik 2025

Irani thotë se po përgatit përgjigje të ashpër për sulmet izraelite

Irani thotë se po përgatit përgjigje të ashpër për sulmet izraelite

Teheran, 13 qershor 2025 (MIA) – Irani planifikon “të përgjigjet ashpër” sulmit izraelit të filluar sot në mëngjes ndaj programit bërthamor të Iranit, deklaroi burimi iranian i sigurisë. 

“Përgjigja e sulmit izraelit do të jetë e ashpër dhe vendimtare”, tha funksionari. 

Ai shtoi se hollësitë për hakmarrjen e Iranit “diskutohen në nivel më të lartë”, duke u përgjigjur në pyetjen nëse kundër sulmi do të ishte i pashmangshëm. 

Izraeli sot njoftoi se i ka targetuar objektet bërthamore të Iranit, fabrikat për raketa balistike dhe komandantët ushtarakë në fillim të asaj që e paralajmëroi se do të jetë operacion afatgjat për parandalimin e Teheranit që të marrë armë atomike. 

Mediat iraniane raportuan për shpërthime, përfshirë ato në impiantin kryesor të pasurimit të uraniumit në Natanz, ndërsa Izraeli shpalli gjendje të jashtëzakonshme në pritje të sulmeve hakmarrëse me raketa dhe dronë.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se Hosein Salami, komandant i Korpusit të Gardës Revolucionare të elitës, ishte vrarë dhe se selia e njësisë në Teheran ishte goditur. Fëmijë thuhet se u vranë në një sulm në një zonë banimi në kryeqytetin iranian. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR