Irani: SHBA-ja mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për sulmet izraelite në Liban
- Irani ka dënuar sulmet izraelite ndaj Libanit dhe paralajmëroi për pasojat për paqen dhe sigurinë rajonale, duke theksuar njëkohësisht se SHBA mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për situatën.
- Post By Fami Bajrami
- 15:27, 19 qershor, 2026
Teheran, 19 qershor 2026 (MIA) – Irani ka dënuar sulmet izraelite ndaj Libanit dhe paralajmëroi për pasojat për paqen dhe sigurinë rajonale, duke theksuar njëkohësisht se SHBA mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për situatën.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Bagai, theksoi se përfundimi i luftës në Liban është pjesë e Memorandumit të mirëkuptimit midis SHBA-së dhe Iranit.
"Irani do të ndërmarrë masat e nevojshme për të mbrojtur interesat, sigurinë dhe aleatët e tij", ka thënë Bagai.
Foto: MPJ e Iranit