• e martë, 27 gusht 2024

Irani përsëriti se do të përgjigjet për vrasjen e Hanias

Irani përsëriti se do të përgjigjet për vrasjen e Hanias

 Teheran, 26 gusht 2024 (MIA) -  Ministri iranian i Punëve të Jashtme Abas Aragçi përsëriti se vendi i tij do t'i përgjigjet vrasjes së liderit politik të grupit militant Hamas, Ismail Hania, muajin e kaluar në Teheran.

 "Reagimi i Iranit ndaj sulmit terrorist izraelit në Teheran është përfundimtar dhe do të jetë i matur dhe i llogaritur mirë. Nuk kemi frikë nga përshkallëzimi, por nuk po e kërkojmë atë - për dallim nga Izraeli, ka shkruar Aragç në X.

 Aragçi deklaroi se këtë e tha në një bisedë telefonike me ministrin italian të Punëve të Jashtme Antonio Tajani.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR