• e shtunë, 19 korrik 2025

Irani përgënjeshtron se ka sulmuar Izraelin

Irani përgënjeshtron se ka sulmuar Izraelin

 Teheran, 13 qershor 2025 (MIA) - Agjencia iraniane e lajmeve Fars, përgënjeshtron  se Irani i është përgjigjur sulmit izraelit me dronë, duke theksuar se hakmarrja e Teheranit "do të ndodhë në të ardhmen e afërt".

Mediat izraelite raportuan se Irani ka lëshuar ​​rreth 100 dronë drejt Izraelit në shenjë hakmarrjeje.

 Mediat iraniane raportuan gjithashtu se sulmet ajrore izraelite në disa qytete në pjesën perëndimore të vendit po vazhdojnë.

Sipas tyre, tani në shenjëestër janë aeroportet në Busher dhe Bushandi, si dhe qyteti i Tabrizit. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR